Tailandë, shpërthim në kryeqytet, 8 të vdekur

25/07/2010 15:25

Shpërthimi i një bombe në qendër të Bangkokut në Tailandë shkaktoi të paktën 8 të vrarë dhe disa të plagosur.

Autoritetet njoftojnë se shpërthimi i një bombe artizanale e vendosur në një kosh mbeturinash, ka ndodhur në të njëjtën zonë ku për 2 muaj me rradhë u zhvillua protesta antiqeveritare e “këmishëkuqëve”.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në ditën kur në kryeqytet po mbahen zgjedhjet e pjesshme ku exit poll-et e para nxjerrin fitues kandidatin e partisë në pushtet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA