SHBA-Kore e Jugut, manovra ushtarake në det

25/07/2010 08:40

SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë nisur ne detin e Japonisë disa manovra detare ushtarake për t’i dhënë një mesazh të qartë Koresë së Veriut.

“Sjellja agresive e Phenianit duhet të ndalojë”, shprehen amerikanët, sidomos pas mbytjes së anijes koreano-jugore “Cheonan”.

Nga ana tjetër, regjimi komunist kërcënon me përdorimin e arsenalit bërthamor. Pak ditë më parë, kufirin mes dy koreve e vizitoi edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA