Mbyllet “Love Parade”

25/07/2010 15:10

Pas tragjedisë së Duisburgut ku 19 persona gjetën vdekjen dhe mbi 340 të tjerë u lënduan, organizatori i “Love Parade” në Gjermani, Rajner Shaller njoftoi mbylljen përfundimtare të manifestit.

“Fjalët nuk mjaftojnë për të shpjeguar tragjedinë dhe tani gjëja më e rëndësishme është të sqarohen rrethanet se pse ndodhi”, tha Shaller.

Ndërkohë organet hetimore të Duisburgut kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa policia e gjermane njofton se 4 nga viktimat janë të huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA