Fier, gjendet i masakruar 48 vjecari

25/07/2010 13:20

Një 48 vjecar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Fierit pasi ka marrë disa plagë të rënda të shkaktuara nga një armë e ftohtë.

Bëhet fjalë për shtetasin Ylli Zeqja, i cili është gjetur i pajetë si pasojë e plagëve të shumta të marra në trup.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke nisur hetimet për vrasjen e mundshme të tij. Për momentin nuk ka asnjë pistë të saktë hetimi dhe si rrjedhojë nuk dihen as shkaqet e këtij krimi.

Top Channel