Ahmadinexhad kundër sanksioneve të OKB-së

25/07/2010 12:10

“Irani do t’u përgjigjet me forcë sanksioneve të propozuara nga OKB-ja kundër republikës islamike që pritet të miratohen ditën e nesërme”.

Këtë deklaratë e ka bërë presidenti i vendit Mahmud Ahmadinexhad, i cituar nga agjencia e lajmeve Isna. “Kushdo që merr pjesë në skenarin amerikan kundër Iranit do cilësohet armik”, theksoi kreu i shtetit islamik.

Në vijim ai zbuti tonet duke thënë se Irani mbështet miqësinë mes vendeve. “Kushdo që ka qënë miku jonë ka përfituar”, thekson Ahmadinexhad.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA