Afganistan, talebanët rimarrin distriktin e rëndësishëm

25/07/2010 11:25

Forcat afgane të sigurisë nuk janë në gjendje të kontrollojnë territorin e vendit të tyre dhe këtë e tregon edhe përplasja më e fundit me guerrilasit talebanë.

Pas dy ditë luftimesh, talebanët kanë rimarrë sot distriktin strategjik të Barg-i-Matal në kufi me Pakistanin. Lajmin e bën të ditur guvernatori Jamalludin Badr, i cili thekson se forcat e policisë dhe ushtrisë janë spostuar 5 km më në veri.

Kjo është hera e dytë që talebanët marrin kontrollin e distriktit strategjik që të lejon hyrjen në Pakistan.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA