“Parada e Dashurisë”, tragjedi në Duisburg

25/07/2010 09:50

Rëndohet edhe më shumë bilanci tragjik i “Paradës së Dashurisë” në Gjermani ku gjatë festimeve të mbi 1 milionë e gjysmë të rinjve në Duisburg kanë humbur jetën 19 persona, ndërsa 340 të tjerë janë plagosur.

Lajmin e bën të ditur policia gjermane duke theksuar se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë. Drama ndodhi dje në orën 17:00 në një tunel që lidh ish stacionin e mallrave dhe ku u zhvillua festa e përvitshme.

Tuneli 200 metra i gjatë dhe 30 i gjerë përbënte pikën lidhëse për të shkuar në qëndër të festës dhe paniku filloi kur mijëra persona filluan të vraponin për arsye ende të paditura. Mediat vendase thonë se trazirat u shfaqën për shkak të fluksit të madh të të rinjve që kërkonin të merrnin pjesë në festë dhe tuneli ishte shumë i ngushtë për të siguruar një qarkullim normal.

“Ulërima, panik dhe frikë’, shkruan gazeta “Bild”. Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur se ndihet e tronditur për këtë tragjedi, ndërsa presidenti Wulff kërkoi që të zbardhen shkaqet. E organizua per here te pare në Berlin në vitin 1989 gjatë momenteve të rrëzimit të Murit, “Parada e Dashurisë” është organizuar sërish pas një viti pushim.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA