5 në pranga për trafik heroine në Itali

25/07/2010 12:25

Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë prangosur 5 persona pasi dyshohen për trafik droge përtej Adriatikut.

Hetimi i nisur para dy vitesh ka përfunduar me arrestimin e shtetasve Arben Veliko, Orges Jahelezi, Latimir Hoxha, Panajot Dhiamandi dhe Sokol Kashta.

Mendohet se personat e sipërpërmendur kanë trsnaportuar ne vitin 2008 drejt Italisë rreth 12 kg drogë të llojit heroinë.   

Prokurori Besnik Muci deklaroi se tashmë hetimet janë shtrirë edhe në pasuritë e luajtshme e të palujatshme që posedojnë personat e dyshuar.

Top Channel