SHBA: Peniani t’i japë fund fjalorit provokues

24/07/2010 16:40

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje sot Koresë së Veriut që t’i japë fund “fjalorit provokues”.

Ditën e djeshme Peniani kishte kërcënuar se do të përdorte një “reagim të fuqishëm bërthamor” ndaj stërvitjeve ushtarake SHBA-Kore e Jugut.

“Nuk jemi të interesuar për një luftë fjalësh me Korenë e Veriut”, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Philip Crowley.

Ditën e djeshme Peniani e cilësoi stërvitjen ushtarake të rivalëve të tij si cënim të integritetit territorial të Koresë së Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA