Pengu, Franca: Asnjë operacion në Mali

24/07/2010 20:55

Autoritetet franceze kanë deklaruar se nuk po zhvillojnë asnjë operacion për zbulimin e vendndodhjes së shtetasit Michel Germaneau, i cili mbahet peng në Mali.

Ultimatumi i pengmarrësve të Germaneau, të cilët kërcënojnë se do ta ekzekutojnë nëse nuk do të pranohen kërkesat e tyre, skadon më 26 korrik.

Burime pranë Ministrisë franceze të Mbrojtjes deklarojnë se nuk kanë prova që të tregojnë se inxhinieri i naftës i rrëmbyer në muajin prill në Nigeri është ende gjallë.

Burimet saktësojnë më tej se pengmarrësit për lirimin e tij kërkojnë një shkëmbim me disa rebelë të burgosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA