Pakistan, sulme me raketa, vriten 16 civilë

24/07/2010 11:05

16 vetë janë vrarë nga sulmet me raketa të Shteteve të Bashkuara, që kishin si objektiv militantët e dyshuar në rajonin e Vaziristanit Jugor në Pakistan.

Zyrtarë të inteligjencës u kanë thënë agjencive se mendohet se është vrarë edhe një numër i personash të tjerë, por nuk ka patur detaje.

Aeroplanët pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, rregullisht kanë ndërmarrë sulme raketore kundër caqeve të militantëve në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, ndërsa ushtria e Pakistanit ka ndërmarrë disa operacione madhore kundër militantëve në Vaziristanin Jugor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA