Nafta, anijet kthehen në Gjirin e Meksikës

24/07/2010 19:45

Anijet e përfshira në përpjekjet për të mbledhur naftën e përhapur në Gjirin e Meksikës po bëhen gati të rifillojnë nga puna pas dobësimit të stuhisë tropikale.

Punëtorët ishin bërë gati për t’u larguar nga zona dhe një nga pajisjet shpuese ishte ndaluar nga funksioni.

Por stuhija tropikale “Bonnie” u dobësua duke shpërbërë në shira dhe rrufe që ranë para se të arrinte Gjirin e Meksikës.

Kupola që ndaloi derdhjen e naftës nuk u lëviz nga vendi, ndërsa pajisja shpuese që bënte shkarkimin e naftës dhe anijet e tjera të përfshira në këtë proces ndaluan punën ditën e premte për shkak të avancimit të stuhisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA