Nafta, “BP” do të fillojë gërmimet në Libi

24/07/2010 17:20

“British Petroleum” do të fillojë së shpejti gërmime në gjirin libik të Sirtes, duke shkaktuar që tani makthe për një baticë të zezë në Mesdhe.

Brenda javëve të ardhshme, “BP” do të nisë procesin e parë të 5 gërmimeve të parashikuara nga një marrëveshje e vitit 2007 me Libinë, me kosto 900 milionë dollarë.

Është kjo arsyeja e presionit që kompania e naftës ka ushtruar mbi autoritetet britanike për lirimin e Al Megrahit, libiani i dënuar për masakrën e Lokerbis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA