Meksikë, zbulohet një varr masiv

24/07/2010 04:30

Ushtarakët meksikanë zbuluan një varr masiv në qyetin verior të vendit, Nuevo Leon, ku mendohet se janë varrosur të paktën 21 persona.

Forcat e sigurisë dyshojnë se zona periferike e qytetit mund të jetë përdorur si një bazë torturash dhe asgjesimesh prej bandave të narkotrafikut.

Në javët e fundit ky është zbulimi i tretë i një varri masiv në qytetin e Nuevo Leon, i cili pas Kuidad Huarz është qyteti më i goditur nga rivaliteti mes bandave të drogës dhe përleshjeve të tyre me autoritetet e sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA