Izraeli: Peniani shet armë në Lindjen e Mesme

24/07/2010 17:40

Izraeli ka akuzuar përpara OKB-së Korenë e Veriut se furnizon me raketa balistike vendet e Lindjes së Mesme.

Tel Avivi është i shqetësuar, pasi sipas tij, këto armë vënë në rrezik stabilitetin e rajonit.

Për këtë motiv, delegacioni izraelit në Kombet e Bashkuara i ka dërguar një letër Këshillit të Sigurimit.

Në maj, ministri i Jashtëm izraelit Lieberman akuzoi Korenë e Veriut se u shet armë militantëve palestinezë të Hamas dhe libanezëve të Hezbollahut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA