Gjermani, 15 të vdekur në Paradën e Dashurisë

24/07/2010 19:05

Të paktën 15 persona kanë vdekur në Paradën e Dashurisë që po mbahet në qytetin e Duisburgut në Gjermani, i njohur ndryshe si festivali i muzikës elektronike.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave vdekjet u regjistruan si pasojë e një rrëmuje që shkaktoi panik tek turma.

Sipas të njëjtave burime, nga trazirat 15 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Parada e Dashurisë zhvillohet në Gjermani që prej vitit 2006.

Fillimisht ajo është mbajtur në Berlin dhe më pas në qytete të tjera. Organizatorët në Duisburgut kanë deklaruar se prisnin mbi 1 milion pjesëmarrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA