Francë, Bettencourt para hetuesve

24/07/2010 17:00

Liliane Bettencourt do të dëgjohet javën e ardhshme nga hetuesit francezë, në kuadër të hetimeve mbi trashëgiminë e saj.

Burime pranë trashëgimtares së “L’Oreal” kanë konfirmuar kështu lajmet e publikuara në ëeb site-n e revistës së njohur “Paris Match”.

Zonja Bettencourt do të kthehet nga Spanja, ku ndodhet me pushime, në fillim të javës së ardhshme dhe do të merret në pyetje nga seksioni financiar në banesën e saj.

Cështja e Bettencourt shpërtheu pas publikimit në disa të përditshme franceze të lajmeve se ajo i kishte dhënë ryshfet Nicolas Sarkozy, para se ai të bëhej president.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA