Afganistan, merren peng dy marinsa

24/07/2010 18:40

Guerrilasit talebanë kanë rrëmbyer dy ushtarë amerikanë në Afganistan, në një lokalitet në jug të Kabulit.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i rebelëve, i cili ka saktësuar se pengmarrja ndodhi në Logar.

Ndërkohë, trupat amerikane kanë ofruar një shpërblim prej 20 mijë dollarësh për kë do të japë informacione për vendndodhjen e marinsave.

Sipas agjencive ndërkombëtare të lajmeve, rrëmbimi është konfirmuar edhe nga krerët e kontigjentit të ISAF.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA