Tjetër përplasje qeveri-bashki

23/07/2010 16:30

Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë për shitje sipërfaqen e fushës së Aerodromit ku bashkia e Tirane ka nisur të realizoje një projekt për ta shnderruar këtë zonë në parkun e dytë me të madh në kryeqytet.

Por, ndonese punimet kane nisur, dhe nje pjese  e rruges eshte asfaltuar, Ministria e Mbrojtjes e ka nxjerre te gjithe kete siperfaqe per privatizim. Banoret jane befasuar kur ne nje nga te perditshmet, ku publikohej lista e pronave per privatizim kane pare dhe zonen e tyre.

“Kjo fushë, ku vetë Lul Basha e Arben Imami me Sali Berishën në krah e me një projekt fantazëm në shpinë kanë premtuar të bëjnë lulishte gjatë fushatës, është nxjerrë në shitje nga Imami dhe Prifti, si të ishte pronë e ushtrisë. Sigurisht, kjo pasuri e publikut që aktualisht po transformohet në një park urban fantastik, ka nxitur oreksin e pashuajtshëm të këtyre të babëziturve pa din e iman dhe është futur në kasaphanën ku pushteti i sotëm familjar i Sali Berishës po therr Shqipërinë”, tha deputeti socialist Eduart Shalsi.

Ne fakt edhe gjate fushates elektorale te zgjedhjeve te kaluara banoreve, u  ishte premtuar nga te dyja forcat politike se ketu do te realizionin projekte ambicioze me gjelberim dhe ambiente shplodhese ,por tashme qe Ministria e Mbrojtjes do ta privatizoje mund te ofrohet edhe ndonje firme ndertimi per te ndertuar pallate deputetet e PS-së garantojne qytetaret se nuk do te lejojne te nderpritet projekti i nisur.

“Apeli ynë sot është tërhiqeni këtë park nga lista e gjatë kriminale e privatizimeve që i janë dhënë për ekzekutim Dritan Priftit nga Arben Imami për llogari të Sali Berishës. Ne do ta mbrojmë këtë park me trupat tanë sot dhe nesër me anullimin e kësaj procedure skandaloze për të cilën do të përgjigjet herët a vonë cdo njeri që do të hedhë firmën”, theksoi Shalsi.

Top Channel