Ndodhemi në fshatin Plasë të Korces ku do të takojmë dy breza me bletarë dhe trashëgimia ka filluar më herët dhe mesa duket do të vazhdojë dhe më vonë.

“Kam filluar qe fëmijë dhe në moshën 21 vjec kam punuar në bletarine e Korcës”, shprehet kryefamiljari i familjes Skerma. Shume njerez jane te dashuruar pas natyres, kafsheve, apo gjithefarelloj pasionesh por dikush qe dashurohet pas nje insekti qe per me teper te pickon. Dicka e veshtire per t’u mirekuptuar dhe Gezim Skerma nuk e ka shume te veshtire te sqarohet.

“Duhet të jesh i apasionuar pas bletarisë. Një pjesë i ka kushtuar mendje tregtisë dhe thote që është bletar por nuk është kështu”, thekson Gëzimi. Kjo marredhenie eshte bere nje detyrim per Gezimin dhe per te gjithe familjaret e tij. E gjejme familjen Skerma ne nje moment shume te rendesishem per punen e tyre. Ka disa dite qe ka filluar vjelja e mjaltit dhe entuziazmi lexohet lehte ne portrete. “Kur mbaroj doren e pare filloj te dyten. Ky eshte vertet nje vit i mbare. Ka raca te ndryshme ne bote, por ne kemi racen tone te Karneolas qe ka shumë vite ne vendin tone”, pohon Gëzimi. Ai thotë se mjaltin shqiptar e klasifikon ndër më të mirët në botë.

Shume jete njerezish jane te lidhura me kete insekt te vogel, sic ndodh me familjen Skerma aq sa ata jane shnderruar ne “njerez-blete” qe nuk kane me probleme as nga pickimet dhe larg bleteve.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel