Shalsi: Qeveria po grabit pronat publike

23/07/2010 14:45

Deputeti socialist Eduart Shalsi akuzoi qeverinë se po grabit prona publike, të destinuara për t’u shfrytëzuar për parqe dhe hapësira të gjelbërta për komunitetin e Tiranës.

Duke folur nga zona e fushës së Aviacionit, Shalsi akuzoi kryeministrin se ka dhënë urdhër që toka shtetërore të privatizohet në emër të Dritan Priftit.

“Sot do ta mbrojmë këtë pronë me trupat tanë, nesër duke anuluar cdo vendim të drejtë privatizimit të tokave publike. Shqipëria është një llokmë që po duhet të shqyhet për interes të oborrit të kryeministrit”, tha Shalsi.

Top Channel