Park industrial në Portin e Shëngjinit

23/07/2010 16:35

Ministria e Ekonomisë ka nënshkruar kontratën e koncesionit për ndërtimin e një Parku Industrial në portin e Shëngjinit.

Investimi i cili parashikohet të jetë në masën 17 milionë euro do të kryhet nga kompania gjermane  ATX International Tirana. Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti u shpreh se ngritja e Parkut Industrial do të bëjë të mundur krijimin e menjëhershëm të tre mijë vendeve të reja pune, por nënvizoi dhe efektin afatgjatë që ky projekt do ketë në zhvillimin e zonës së Shëngjinit.

Në një periudhë funksioni koncensionare 35 vjet atje parashikon të bëhen disa investime, që te magazinimet e deri të thithja e investimeve për prodhime të teknologjive të larta.

Top Channel