Pakistan, 40 viktima nga moti i keq

23/07/2010 17:40

Shirat e pazakontë kanë shkaktuar 40 viktima në krahinën pakistaneze të Balucistanit.

Ndërkohë, mbi 10 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. Lajmin e bën të ditur Geo Tv që thekson se numri i viktimave mund të rritet pasi dhjetra persona rezultojnë të zhdukur.

“Dje në mbremje kemi kaluar 5 orë të tmerrshme”, shprehet kreu i Rojes Kufitare. Sipas tij, stuhija ka prekur Barkhanin dhe distrikte të tjera në Balucistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA