Incidenti në Gaza, Izraeli kundër OKB-së

23/07/2010 21:10

Izraeli ka reaguar negativisht ndaj vendimit të OKB-së për ngritjen e një komisioni hetimor për incidentin me anijen humanitare turke “Marmara” në Gaza.

Tre ekspertët Karl Hudson-Phillips nga Trindidad e Tobago, Desmond da Silva nga Britania e Madhe dhe Mary Shanty Dairiam nga Malajzia u caktuan nga Këshilli i të Drejtave të njeriut në OKB.

“Hetimi është i panevojshëm dhe tregon edhe një herë obsesionin e pakuptueshëm të Këshillit ndaj shtetit të Izraelit”, thonë burime diplomatike të Jeruzalemit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA