Francë, dënimi për ish ministrin nuk ndryshon

23/07/2010 19:00

Dënim përfundimtar me 1 vit burg për ish ministrin francez të Brendshëm, Charles Pasqua.

83 vjecari akuzohet për korrupsion dhe e paraqiti cështjen në Gjykatën e Kasacionit gjatë muajit maj. Vendimi i mëparshëm u mor në 30 prill nga Gjykata e Drejtësisë.

Ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe aktualisht është senator në partinë e drejtuar nga presidenti Nicolas Sarkozi. “Jam i shkatërruar por cështjen do ta coj në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut”, theksoi Charles. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA