Topi: Vendimi i GJND, hap para për Kosovën

22/07/2010 16:35

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka përshëndetur homologun kosovar Fatmir Sejdiu për vendimin e GJND-së në favor të pavarësisë së Kosovës.

“Opinioni është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës”, ka deklaruar Topi në një bisedë telefonike me Sejdiun.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi para pak castesh se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk shkel të drejtën ndërkombëtare, nuk shkel kornizën kushtetuese dhe as rezolutën 1244 të miratuar nga OKB.

Top Channel