Tenderët, procedurat për barnat do të përsëriten

22/07/2010 08:25

Barnat e spitalit, të cilat nuk u blenë dot për shkak të pezullimit të tenderëve, si pasojë e mosparaqitjes së disa konkurrentëve në tender, do të riblihen në një tjetër “treg”.

Sipas qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza”, anulimet e tenderëve janë procedura normale për të gjitha “ndërmarrjet” dhe institucionet.

Por ajo që theksohet, është fakti se qendra spitalore do të ripërsërisë procedurat, si dhe nuk do të ketë vonesa për blerjen e atyre medikamenteve të nevojshme për qendrën spitalore, e shërbime të rëndësishme, siç është pavijoni që trajton sëmundjet e hepatiteve apo problemet e sëmundjeve të gjakut.

Sakaq, sipas Autoritetit të Prokurimit Publik, janë në avancë procedurat e blerjeve të materialeve qepëse kirurgjikale, për tre nga shërbimet më të rëndësishme të qendrës spitalore. Ndërkohë që mendohet se të gjitha furnizimet me barna do të mbërrijnë në spital deri në fund të muajit gusht. Për sa i takon mungesave sipas drejtorisë spitalore do të sistemohen si me procedura të blerjeve të vogla ashtu edhe me kombinime trajtimesh.

Top Channel