Apeli, 60 dite burg Almir Rrapos

22/07/2010 15:30

Në një proces me familjarë të të pandehurit Almir Rrapo si dhe vetëm gazetarë, Gjykata e Apelit me treshe gjykuese Alaudin Malajn, Shkëlqim Mirin dhe Zeqine Sollakun lane ne burg per 60 dite ish-punonjesin Ministrise se Jashtme Almir Rrapo, i arrestuar ne fillim te korrikut ne ambientet e ambasades amerikane per llogari te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. (UPDATE)

Atij i adresohen tre akuza, pengmarrje ne ndihme te shantazhit, armembajtje pa leje dhe shperndarje droge, veprime te kryera ne kuader te grupit te strukturuar kriminal. Me heret per 27-vjecarin Almir Rrapo, gjykatesi i Shkalles se Pare Tirane, Agim Bendo kishte caktuar 40 dite arrest me burg.

Por prokurori i Apelit Dritan Peka e cilesoi kete  vendim te Bendos gabuar dhe sipas tij Gjykata e Apelit duhet te jepte 60 dite mase sigurimi personal, nje kohe minimale qe lidhet me procedurat per ekstradimin e tij drejt Amerikes ku 10 persona te tjere jane arrestuar per ceshtjen e trafikut te 100 kilogrameve marihuane ne Micigan dhe Nju Jork. Nderkohe avokati mbrojtes i ish-punonjesit Almir Rrapo, Ardian Visha tha se ne kete dokumentacion te percjelle Shqiperise nga amerikanet mungon emri i Almir Rrapos.

I pandehuri Almir Rrapo i kerkoi gjykates nje mundesi qe duke i dhene lirine te provonte se ai nuk ishte nje i arratisur. Ndersa sipas avokatit Visha, klienti i tij ka qene ne Shqiperi qe prej 2005, pavaresisht se dokumentacioni flet per nje veprimtari kriminale qe perfshin vitet 2003-2007. Ky proces u ndoq edhe nga nje vezhgues i ambasades amerikane ne Tirane.

Top Channel