Tragjedia, fëmijët jetimë adoptim nga Caritas-i

21/07/2010 15:40

Femijët të cilët kanë mbetur jetimë nga aksidenti i rëndë që ndodhi të shtunën në fshatin Domen të Pukës do të adoptohen në distance nga Caritas-i .

Bordi drejtues i Caritas eshte mbledhur dhe ka vendosur te asistoje per 2 vjet rreth 12 femije te cilet kane humbur njerin apo te dy prinderit. Ne mes tyre do te perfshihen edhe 4 femijet e familjes Mustafa, te cilet kane humbur te dy prinderit .

Caritas pervec pagese mujore do te shikoje mundesine per t’i ndihmuar keta femije edhe ne forma te tjera. Por pervec ndihmeses per kete tragjedi, Caritas ka ne projektet e saj edhe ngritjen e nje qendre sociale per te personat me aftesi te kufizuara ne Fushe-Kruje.

Top Channel