Tiranë, Nishani pret homologun kosovar

21/07/2010 17:50

Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani u takua sot me homologun e tij kosovar, zotin Haki Demolli, i cili shoqërohej nga ambasadori i Kosovës në Tiranë, Gazmend Pula.

Të dy ministrat folën për një bashkëpunim në të gjitha fushat e drejtësisë, jo vetëm për bashkëpunim juridiksional, por edhe për transferim të burgosurish, hartim ligjesh, noterinë apo mjekësinë ligjore.

Në konferencën për shtyp, ministri Bujar Nishani deklaroi se të dyja palët do të negociojnë marrëveshje të tjera sikurse në fushën e përmbarimit, avokaturën apo shërbimin e provës dhe zbatimin e dënimeve alternative.

Ndërkohë, ministri kosovar Demolli e konsideroi këtë takim të frytshëm për ministritë e dy vendeve.

Top Channel