LSI: Rama, i pabesueshëm

21/07/2010 15:35

Zevendesministri i Ekonomise, Leonard Beqiri në cilësinë edhe të anëtarit të kryesisë së LSI ka ripërsëritur akuzat ndaj Rames.

Ai tha se deklarata e pasurise se kryetarit te opozites eshte e pabesueshme dhe se Rama duhet t’i pergjigjet publikut nese perdor lende narkotike.

“Duke shpifur kundër të tjerëve, Rama nuk mund të fshehë, se cili është ai vetë. Shqiptarët nuk e besojnë se Rama nuk ka shtëpi dhe ka kursime 3 mijë euro. Shqiptarët dyshojnë rëndë te sinqeriteti i kreut të opozitës”, tha Beqiri.

Zëvendësministri kërkoi nga Rama që të përgjigjet nëse ka marrë ose jo lëndë narkotike.

Top Channel