Topalli në Gjenevë, lobon për Kosovën

20/07/2010 20:25

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli po merr pjesë në Konferencën e tretë botërore të kryetarëve të parlamenteve nga 183 vende të botës.

Kjo konferencë globale që po zhvillohet në në Pallatin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës, konsiderohet një eveniment unik i fokusuar në rolin thelbësor të institucioneve legjislative në politikën botërore dhe marrëdhënien e tyre me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Topalli e përqëndroi fjalën e saj në realitetin europian të Shqipërisë, por, ajo e shfrytezoi pranine e te gjithe vendeve anetare te OKB-se, per te ftuar ato vende qe ende nuk kane njohur pavaresine e Kosoves, te njohin shtetin e ri.

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli u shpreh se shqiptarët të ndarë në katër shtete jane më shumë se askush tjetër, te vetëdijshëm se progresi dhe e ardhmja e tyre projektohet vetem tek Europa dhe integrimi.

Top Channel