Rama: Shteti drejt falimentit

20/07/2010 15:15

Një dite pas miratimit në parim në Kuvend, kryetari socialist Edi Rama ka kritikuar buxhetin e rishikuar të qeverisë, duke deklaruar se tregojnë krizën e thellë ekonomike, e cila ka prekur të gjithë sektorët kyc për vendin dhe po rrënon cdo ditë ekonomitë familjarë të shqiptarëve. (UPDATE)

Pasi ka bere nje ekspoze te detajuar te asaj qe e quajti panorame e nje krize te paralajmeruar nga Partia Socialiste, zoti Rama vuri theksin tek rrjedha e rrezikshme drejt se ciles po shkon qeveria.

“Kemi arritur një borxh publik të frikshëm, dy herë më i madh se sa kapacitetet që manifestojmë sot për të mbledhur të ardhurat. Fundi është falimentim ekonomik i garantuar”, u shpreh Rama.

Sipas liderit te opozites borxhet e fshehura qe kapin shifra rreth dy here me te larta se ato te deklaruara jane kercenimi me i madh qe i kanoset ekonomise shqiptare.

“Janë plot fatura të të papaguara ndaj sipërmarrjes, ndaj të përndjekurve, ndaj ish-pronarëve, ndaj ish-ushtarakëve e ndaj qindra vendimeve gjyqesh të formës së prerë”, thotë Rama.

Kryetari i Partise Socialiste tha se rishikimi i djeshem i buxhetit nuk do te jete i fundit, per Ramen se shpejti do te kete nje tjeter shkurtim i cili do te tregoje serish fytyren e krizes qe ka pllakosur vendin.

Top Channel