Lezhë, vdekja e minorenit, protesta

20/07/2010 12:10

Familjare dhe dhjetëra qytetarë të Lezhës kanë protestuar për të kundërshtuar veprimin e uniformave blu dhe mënyren sesi mbeti i vrare diten e shtune Armando Skendaj.

Protestuesit kane pershkuar rruget e qytetit dhe kane ndaluar prane drejtorise se policise Lezhe duke e akuzuar per vdekjen e Skëndaj.Protestuesit kerkuan nga prokuroria zbardhjen e ngjarjes.

Policia ende nuk ka nje version zyrtar per shkaqet qe cuan ne vdekjen e Armando Skendaj kur makina ne te cilen ai ndodhej duke qëlluar me arme ndaj disa postoblloqe te policise e cila dyshonte se aty ndodheshin autoret e vjedhjes se disa shtetasve malazez javen e kaluar. Policia ka ne pranga dy nga autoret ndersa nje i trete, pikerisht vellai 15-vjecar  i Armando Skendaj eshte ne kerkim per te njejtin motiv. Por familjaret e Armandos pretendojne se mbi ta po hidhet balte.

Situata ka degraduar ne momentin kur te rinjte iu drejtuan hyrjes kryesore te qytetit te Lezhes aty ku kryqezohet hyrja nga Shengjini, Shkodra dhe Lezha. Ata kane  bllokuar trafikun totalisht per rreth 1 ore. Policia nuk ka nderhyre për evituar irritimin e turmes por nje makine e forcave te rendit eshte sulmuar kur eshte ndodhur afer protestuesve te cilet thane se do te vijojne te bllokojne rrugen deri ne zbardhejn e ngjarjes dhe gjendjen e autoreve te vdekjes se minorenit Armando Skendaj.

Top Channel