Grabitësit e malazezëve, 3 të tjerë në pranga

20/07/2010 19:45

Drejtoria e Policisë së Lezhës ka mundur të arrestojë edhe tre personat e tjerë të dyshuar për grabitjen e disa malazezëve, rreth 1 javë më parë në rrugen nacionale, pranë fshatit Kallmet.

Sipas policise, te tre keta shtestas, se bashku me dy te tjere te ndaluar pak dite me pare, akuzohen per vjedhje ne bashkwpunim dhe per pengimin ne zbulimin e te vertetes. Policia ka mundur te sekuestroje si prove edhe sasine e parave te grabitura si dhe mjete e perdorura per kete vjedhje.

Kreu i policise ne Lezhe ka dhene edhe versionin zyrtar te aksionit per kapjen e grabiteseve fundjaven e kaluar, kur mbeti i vrare edhe nje minoren. “Ne 17/7/2010 gjate nje operacioni per kapjen e autorit, u eshte bere thirrje per te ndaluar ne postbllok por ata kane perplasur disa nga mjetet e policise dhe nga shkembimi i zjarrit ngeli i vrare nje shtetas qe ndodhej ne makine me autoret e grabitjes“, shprehet Furriku. Te henen ne mbremje, familjare dhe qytetare te Lezhes kane protestuar per vrasjen e te riut duke akuzuar policine per ngjarjen.

Top Channel