Fier, zjarr në fabrikë, shpërthen cisterna me solar

20/07/2010 15:10

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer sot rreth orës 13:00 në fabriken e prodhimit të serës në Fier.

Rreziku i përhapjes së flakëve u bë më i madh pas shpërthimit të një cisterne  me solar, i cili u dogj krejtësisht. Pranë cisternes  me solar ndodheshin edhe tre të tjera, cka e bënë situatën më alarmante.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, i cli ende nuk eshte shuar por zjarrfikesit thone se e kane situaten nen kontroll. Nga flakët nuk ka mbetur i lënduar asnjë person nderkohe qe zona e banuar eshte larg burimit te flakeve.

Top Channel