Bashkia dhe FSHF, ristrukturim kompleksit “Skënder Halili”

20/07/2010 15:00

Mes fjalëve e probleme të brendshme të Klubi Tirana, vazhdon me sa duket puna për përmirësimin e infrastrukturës.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me federatën shqiptare të futbollit do të bëjnë një rikonstruktim të qendrës sportive ‘Skënder Halili’.

Ky kompleks ka të bëjë me përmirësimin dhe ndërtimin e një qendre moderne stërvitore, ku përvec fushave të stërvitjes do të ketë edhe hotel apo mencë për skuadrën. Aktualisht është një projekt i cili ka fituar tenderin dhe shumë shpejtë do të fillojnë punimet për zbatimin e tij.

Top Channel