Aksidenti, përmirësohet gjendja e dy fëmijëve

20/07/2010 14:30

Gjendja shëndetësore e dy fëmijëve që u plagosën rëndë, në akisdentin e së shtunës në fshatin Domen të Pukës, ka një tjetër përmirësim.

Ndonëse të dy vazhdojnë të qëndrojnë në sallën e reanimacionit në Spitalin Ushtarak, shpresat e tyre për jetën janë rritur.

Erikson Peraj, djali 9-vjecar që u operua në mushkëri një ditë më parë, tashmë është përshtatur mirë me aparatin e frymëmarrjes dhe nuk ka patur temperaturë pas operacionit.

Sipas mjekeve Eriksoni ka shfaqur parametra jetësore dhe laboratorikë më të mirë gjatë ditës së sotme. Ndërsa vajza Arnisa Mustafa, e cila vazhdon të jetë në koma cerebrale dhe në dite më parë levizi gjymtyret në menyre spontane, sot ka një tjetër përmirësim të lehtë.Sipas perllogaritjeve qe behen ne shendetesi ne rastin e gjendjes se komas, gjendja e saj shendetësore eshte permiresuar me nje tjeter pike.

Ndersa pacientja tjeter, pjesetare e familjes Mustafa, eshte operuar nje dite me pare ne te dy kembet dhe ka dale nga reanimacioni e po i nënshtrohet trajtimit mjekësor në pavion.

Top Channel