Uzina e ferrokromit, investime të reja

19/07/2010 17:00

Presidentja e kompanisë së ferrokromit ne Elbasan “Albanina Chrome” së bashku me ambasadorin Austriak Florian Rauning inspektuar se bashku ecurine e investimeve në këtë ndërmarrje. 

Ajo deklaroi se uzina e ferrokromit në Elbasan me anë të dy furrave të shkrirjes ka hyrë në tregun ndërkomëbtar me një prej produkteve më të kërkuar te metaleve. Kjo kompani do të furnizojë tregun me ferrokrom me karbon të ulët, të lartë dhe aliazhe të tij në të gjithë botën.

Nderkohe ambasadori Austriuak Florian Rauning, u shpreh se me ante investimeve te reja industria e ferrokromit eshte shume premtuese në të ardhmen. Me vënien në punë të furrës së tretë kjo kompani do të prodhojë 150 ton krom në muaj. Kjo kompani  ka punësuar 1000 punëtorë ku 700 prej tyre i përkasin Minierës së kromit ne Bulqizë.

Top Channel