Mediu: Prioritet natyrës dhe ekosistemeve

19/07/2010 18:25

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu mori pjesë në konferencën për mbrojtjen e pasurive ujore, qëllimi kryesor i së cilës ishte evidentimi i shqetësimeve që prekin sistemin ujor shqiptar.

Gjatë konferencës, organizuar në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, Mediu tha se ministria që ai drejton po i kushton vëmendjen e duhur natyrës dhe këtyre ekosistemeve, duke ndërmarrë dhe nisma ligjore e projekte konkrete.

Sipas ministrit të Mjedisit, është i nevojshëm një konsultim midis aktorëve dhe bashkërendim të veprimeve, duke filluar nga pushteti qëndror te ai lokal, qarqet akademike, studiuesit, etj, për të garantuar mbrojtje të pasurive ujore vendase.

Mediu gjithashtu tha se është i gatshëm të nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave dhe gjithë institucionet e tjera, për studimin, menaxhimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e pasurive ujore të Shqipërisë.

Top Channel