Kuvend, Beqja: Buxheti thellon krizën

19/07/2010 21:25

Në seancën parlamentare për buxhetin, e cila rinisi punimet pas disa minutave ndërprerje, PS ka vijuar me kritikat ndaj buxhetit të qeverisë.

Në fjalën e tij deputeti socialist Ilir Beqja ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka përhapur krizën financiare në të gjitha nivelet e ekonomisë.

“Ky buxhet e thellon krizën që e ka zanafillën në vitin 2009. Ja ku erdhëm, krizën e financave publike Berisha e futi në cdo sipërmarrës që kontraktoi. Më pas kriza filloi të hynte edhe në buxhetet familjare, të cilat iu drejtuan bankave, të cilat i besuan pasi ishin të kontraktuar nga Berisha. Tani kemi shumë kredi të këqija. Por kriza preku edhe emigrantët shqiptarë dhe Berisha, në vend që të përballej me krizën, po e fsheh atë dhe po e con Shqipërinë në greminë”, ka deklaruar Beqja.

Më tej deputeti socialist ka akuzuar Berishën dhe ministrat Bode e Olldashi se po riciklojnë paratë që janë të destinuar për xhepat e tyre.

Top Channel