Brace: Ekonomia reale shqiptare, në krizë

19/07/2010 10:20

Deputeti socialist Erjon Brace deklaroi se ekonomia reale shqiptare është në krizë dhe ka shënuar rënie të vazhdueshme.

Duke folur në seancën plenare, Brace theksoi se qeveria vijon me abuzimet e saj duke qenë plotësisht indiferente atë që po ndodh realisht me ekonominë, duke mos ndjerë krizën që vuajnë sot shqiptarët.

“Qeveria nuk ka në buxhet paratë e parashikuara”, tha Brace.

Sipas tij ekzekutivi vijon të ruajë monopolet e tij dhe të favorizojë kompanitë që përzgjedh ajo.

Top Channel