Wesley Sneijder shkon në altar

18/07/2010 11:35

Dje ka qënë një ditë e madhe për lojtarin holandez Wesley Sneijder, i cili coi në altar bukuroshen Yolanthe Cabau.

Martesa u celebrua në kishën toskane të “Santi Giusto e Clemente” dhe më pas të ftuarit kaluan disa orë të këndshme në rezidencën Castelnuovo Berardenga. Nusja erdhi në kishë me një karrocë të tërhequr nga 4 kuaj të bardhë, ndërsa dhëndrri me një makinë klasike.

Mesfushori holandez ka bërë një zgjedhje kurajoze pasi kishte zgjedhur një kostum të kaltër stil i viteve ’70. Mungonte në këtë ceremoni presidenti i Interit, Massimo Moratti, i cili është shumë i zënë me punë në këtë periudhë.

FOTO GALERI
1/5
Martohet në një kishë në Itali

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA