Policia: Shoferi humbi kontrollin e mjetit

18/07/2010 12:55

Policia e Shtetit ka publikuar rezultatet e ekspertimit auto-teknik të autobusit që u rrëzua dje në Pukë duke u marrë jetën 14 personave.

Sipas raportit, autobusi lëvizte brenda rregullave të qarkullimit në momentin e aksidentit, ndërsa sistemi i drejtimit ka funksionuar normalisht. Gjithashtu është dalë në përfundimin se automjeti lëvizte në kahun e duhur dhe përpara nuk ka pasur asnjë makinë.

Në të njëjtën kohë ka përfunduar edhe autopsia në trupin e shoferit, ku theksohet se ai ka qënë në gjendje të mirë shëndetësore. Kështu, ekspertët kanë dalë në përfundimin se aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes sqë kontrollit të mjetit. Ndërkohë, prokurori i Pukës po vijon pyetjet ndaj të plagosurve për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Top Channel