Rama: Duhen terrene për cerdhe e kopshte

17/07/2010 16:00

Numri i vogëlushëve që kërkojnë të frekuentojnë cerdhet publike në Tiranë është shumë i lartë, cka bën që të mos përballohen nga cerdhet.

Kreu i bashkisë së Tiranës, Edi Rama gjate një takimi me drejtuesit e cerdheve tha se shërbimi është cilesor, por kërkohen terrene të reja për ngritjen e godinave. Sipas tij, ky hap nuk mund te nderrmerret nga bashkia pasi ka probleme me privatizimet dhe kthimin dhe kompensimin e pronave.

“Kemi bere kerkesa në institucione që të na jepen terrene në dispozicion, por ndeshemi me politikën e privatizimit të pronave publike dhe në kthimin e kompensimin e pronave të errëta dhe të dyshimta. Në cdo komunitet ne duam të kemi dyfishim të cerdheve dhe kopshteve”, u shpreh Rama.

Kryetari i bashkise se Tiranes ka theksuar se te gjitha cerdhet do te mbahen hapur gjate muajit gusht dhe se pagat e edukatoreve do te rriten.

Bashkia e Tiranes kete vit po rehabiliton 6 cerdhe dhe pese kopshte si dhe po nderton dy godina te reja cerdhe-kopsht.

Top Channel