PS: Hetime për aferën PD-LSI

17/07/2010 15:30

Partia Socialiste ka vijuar akuzat ndaj ministrit te ekonomise Dritan Prifti , i cili sipas tyre eshte treguesi me i qarte i menyres sesi funksionon koalicioni Berisha – Meta.

“Është e kuptueshme që Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk reagojnë ndaj korrupsionit të ministrit Prifti, sepse Dritan Prifti s’po bën gjë tjetër, por vetëm sa po respekton marrëveshjen qeverisëse PD-LSI. Por, është e pafalshme për institucionet e drejtësisë, e vecanërisht për Prokurorinë e Përgjithshme të mos nisë hetimet për këtë aferë të pastër korruptive. Prandaj i bëjmë thirrje Kryeprokurores që ta thyejë heshtjen e saj dhe të fillojë menjëherë zbardhjen e kësaj cështjeje”, tha deputetja socialiste Olta Xhacka.

Nje dite me pare ministri Prifti iu pergjigj akuzave te socialisteve, me akuza edhe me te forta ndaj kreut te selise roze Edi Rama.

Top Channel