Korcë, digjet shtëpia muze

17/07/2010 17:20

Një zjarr që ka shpërthyer papritur ka djegur plotësisht një shtëpi muze në qendër të qytetit të Korcës.

Zjarri ka rënë në qilarin e banesës së rikonstruktuar pak kohë më parë, por flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë edhe katin e dytë.

Flakët për pak sa nuk kanë rrezikuar edhe muzeun arkeologjik që ndodhet në afërsi të shtëpisë, e shpallur monument kulture.

Disa mjete zjarrfikëse kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Ka qenë e vështirë të ndalej përhapja e flakëve, pasi shtëpia muze ishte prej materiali drusor që ka ndimuar zjarrin. Mendohet se shkak për këte zjarr ka qenë një shkëndijë elektrike.

Top Channel