Basha: Policia e Shtetit përmbushi kriteret

16/07/2010 10:50

Ministria e Brendshme bën analizën 6 mujore të punës së saj. Ministri Lulzim Basha vlerësoi punën e Policisë së Shtetit, e cila  përmbushi të gjitha kriteret e vendosura nga udhërrëfyesi i BE-së.

Basha vlerësoi punën e Policisë në kohën e përmbytjeve në fillim viti në zonën veriperëndimore të vendit, reformat strukturore, si dhe ndaloi në kohë përpjekjet për të bllokuar akset rrugore gjatë kohës së protestave të opozitës.

Më herët, në fjalën e tij drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj deklaroi se Policia shënoi rezultate të mira, duke përballuar me sukses situatën e përmbytjeve në disa zona, u përball me grevën e urisë së opozitës, si dhe identifikoi 24 viktima të trafikuara.

“Vërehet një rritje e numrit të rasteve të dhunës në familje. Deri tani janë shënuar 810 raste të tilla në familjet shqiptare”, u shpreh Burgaj.

Top Channel