6 muaj, më shumë vepra penale

16/07/2010 15:10

Gjysmën e parë të këtij viti ka pasur më shumë krime kundër personit sesa vitin e kaluar. Kurse policia, ka zbardhur pak më pak raste se një vit më parë. Shifrat bëhen të ditura nga vetë policia.(UPDATE)

“Ka një rritje me 33 vepra penale më shumë se një vit më parë, por edhe ulje të fuqisë zbuluese me 3%”, tha drejtori i përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj.

Panorama e analizes 6 mujore te punes se policise përmban më shumë raste trafiku të zbuluara, më shumë raste të zbuluara në luftën kundër krimit ekonomik apo në luftën kundër narkotikëve. Këtë vit ka pasur më shumë operacione ndërkombëtare se sa para një viti, dhe janë arrestuar më shumë njerëz të akuzuar për korrupsion.

Kurse policia u përball me përmbytje në verilindje dhe protesta politike në Tiranë. Këto protesta, drejtori Burgaj i cilësoi si ngjarje të papritura.

“Për përballimin e kësaj situate u morën masa të mënjehershme. Kjo periudhe e vështirë u kalua pa asnjë problem dhe pa asnjë kontestim ndaj strukturave policore”, u shpreh Burgaj.

Puna e policisë u vlerësua edhe nga ministri Basha, sidomos për plotësimin e standarteve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave dhe për përgjigjet e pyetësorit për statusin e vendit kandidat.

“Analiza e shifrave është pozitive. Duhet qe eshte per gjashtemujorin qe vjen qe qytetaret shqiptare te gjejne te policia nje vlere jo vetëm mbrojtëse te lirive dhe zbatuese e ligjit, por edhe mbështetëse në liberalizimin e vizave, që do të jetë këtë vit”, tha Basha.

Ministri Basha u shpreh optimist për përmirësimin në vijim të treguesve të aksidenteve, në sajë të një ndryshimi në strukturën e policisë rrugore. Por stina e verës, sipas tij, mbetet një test i vështirë.

Top Channel