Vizat, presidenca e BE-së e fut në axhendë

15/07/2010 16:00

Këshilli i Ministrave të Brendshëm Europian shqyrton në mbledhjen e nëntorit në Bruksel heqjen e regjimit te vizave me Shqipërine dhe Bosnjën, pasi Presidenca belge e ka përcaktuar tashmë me axhendë.

Pika e 8-te e diskutimit ne Keshillin e 8-9 nentorit 2010 do te diskutoje keshtu dhe ndryshimet ne rregulloren perkatese “mbi listen e vendeve te treta, ku qytetaret detyrohen te marrin vize per te shkelur kufirin e vendeve anetare, dhe te listes se atyre vendeve ku qytetaret perjashtohen nga ky obligim”. Kjo ceshtje eshte subjekt per miratim sipas axhendes se deritanishme te Keshillit te BE-se.

Ne rast te nje vendimi pozitiv nga ministrat e Brendshem, hyrja ne fuqi 20 dite pas miratimit, me publikimin ne fletoren zyrtare europiane, perkon me festat kombetare te Shqiperise.

Ne rast te kundert, nese vendet anetare do te shprehin rezerva, ne baze te vleresimit perfundimtar te Komisionit pas mbledhjes se te dhenave nga grupet e fundit te eksperteve, procesi do te shtyhej serish.

Ne momentin e rrezimit te murit te vizave shengen, personat e pajisur me pasaporta biometrike do te kene te drejte te udhetojne, pa kerkuar vize, ne te gjitha vendet e BEse me perjashtim te Britanise dhe Irlandes, si dhe ne 3 vendet jo antare te BE-se Zvicer, Islande e Norvegji. Bullgaria, Rumania dhe Qipro zbatojne ende ne menyre te pjesshme marreveshjen e shengenit ndaj deri ne zbatimin e plote, perkohesisht, duhet aplikuar per vize ne konsullatat perkatese.

Liberalizimi i vizave  behet vetem per qendrimet afatshkurtra deri ne 90 dite ne zonen shengen, por nuk mundeson punesim, apo qendrim me afatgjate, pasi per kete duhet aplikuar serish per vize.
 

Top Channel